Astrit Islami 31 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt ka nevojë urgjente për ndihmen tuaj

  • A.P /
  • 02 October 2020 - 22:52
Astrit Islami 31 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt ka nevojë urgjente për ndihmen tuaj

Astrit Islami, 31 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt disa muaj më herët ishte diagnostifikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe për shërimin e tij ka qenë e domosdoshme të dërgohet jashtë vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Astriti ishte trajtuar në Turqi dhe ka bërë transplantin e palcës kockore nga vëllau, mirëpo fatkeqësisht Astritit i është rikthyer sëmundja dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike. Pas përkeqësimit të gjendjes, Astriti është rikthyer në Turqi dhe ka filluar trajtimin mjekësor. Kosto për trajtim dhe transplant të palcës kockore kushton 150.000 Euro prej te cilave 30.000 janë siguruar nga Fondi I Sigurimeve Shendetesore te Kosoves mirëpo pjesa tjeter është e papërballueshme për familjen e Astrit Islamit andaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve 

Ndihmo edhe ti - kontakto familjen ne nr. 049 848 609

Image

 

Image

Letra e plotë

 

Përshendetje,

Unë jam Lirilinda Islami, motra e të sëmurit Astrit Islami, 31 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt disa muaj më herët ishte diagnostifikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe për shërimin e tij ka qenë e domosdoshme të dërgohet jashtë vendit. 

Astriti ishte trajtuar në Turqi dhe ka bërë transplantin e palcës kockore nga vëllau, mirëpo fatkeqësisht Astritit i është rikthyer sëmundja dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike. Pas përkeqësimit të gjendjes, Astriti është rikthyer në Turqi dhe ka filluar trajtimin mjekësor. Kosto për trajtim dhe transplant të palcës kockore kushton 150.000 Euro prej te cilave 30.000 janë siguruar nga Fondi I Sigurimeve Shendetesore te Kosoves mirëpo pjesa tjeter është e papërballueshme për familjen e Astrit Islamit andaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve dhe ndihmën e juaj, sepse shkak i pandemisë po e kemi shumë vështirë për t’i grumbulluar mjetet, pothuajse të gjitha familjet dhe bizneset janë në kriza ekonomike, nderkohë që vëllau im është ne gjendje kritike, spitali po i kërkon të hollat dhe ne nuk kemi mundësi për ta përballuar këtë shumë aq te madhe të mjeteve.

Një ndihmë sado e vogël nga secili që ka mundësi, për vëllaun tim do të thotë "JETË"

Në emër të familjes Islami, iu falenderoj për ndihmën tuaj.

Image

(Kosova Sot Online)