Pas raportit vendor, Haskuka del keq edhe në raportin e amerikanëve

  • 03 October 2020 - 13:31
Pas raportit vendor, Haskuka del keq edhe në raportin e amerikanëve

Kryetarit të Prizrenit nga radhët e Vetëvendosjes, Mytaher Haskukës, nuk po i ecën mirë qeverisja duke parë se në shumicën e raporteve nga organizatat e huaja dhe ato vendore po del jo mirë.

Në raportin e fundit studimor që ka publikuar USAID-i amerikan, Komuna e Prizrenit ka dalë keq sa i përket performancës së përgjithshme, ku në mesin e komunave të Kosovës, Prizreni renditet në vendin 28, apo vetëm dy vende larg fundit.

Në mesin e 38 komunave të vendit, Prizreni ka dalë nën mesatare me indeksin prej 5.64 nga gjithsejtë 10 pikë.

USAID ka publikuar raportin e saj studimor i cili mban titullin “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2020”, ku qëllimi i këtij raporti është vlerësimi për performancës të mirë komunale, përfshin shërbime të mira administrative, infrastrukturë të mirë komunale, transparencë, pastaj ambient të favorshëm të të bërit biznes, etj.

Indeksi ka 8 nën-indekse, të cilët përfshijnë: barrierat e hyrjes në biznes; transparenca; pjesëmarrja dhe parashikueshmëria; kostot kohore; taksat dhe tarifat; administrata lokale; fuqia punëtore dhe shërbimet mbështetëse; dhe infrastruktura komunale.

Kujtojmë se edhe në matjet e bëra nga Ministria e Pushtetit Lokal, Prizreni po ashtu është listuar nën mesatare, duke zënë vendin e 23-të nga 36 komunat e përfshira.

(Kosova Sot Online)