Kapja e inspektorit të komunës së Prishtinës në flagrancë, korrupsioni kërkon zgjerim të hetimit të krimit të gjithë kupolës komunale

Kapja e inspektorit të komunës së Prishtinës në flagrancë, korrupsioni kërkon zgjerim të hetimit të krimit të gjithë kupolës komunale
Kapja e inspektorit të komunës së Prishtinës në flagrancë, korrupsioni kërkon zgjerim të hetimit të krimit të gjithë kupolës komunale

Muhamet Kelmendi

  • 03 October 2020 - 13:19

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Komunat janë vetëm një hallkë e keqpërdorimeve të mundshme. Aty kanë komunarët kontakte me qytetare dhe drejtpërdrejtë me ndërtime, leje të tyre etj. prej nga është një bazë e mirë e krimit. Sa do të luftohet varet nga pavarësia e organeve të ndjekjes. Si veprojnë ato! A iu lejohet puna dhe a kanë mundësi për të hetuar!? Në varshmëri me këto çështje vazhdon edhe luftimi i dukurive negative në shoqëri. Tash nuk mundë të themi se ka suksese. Jo pse nuk kam dëshirë, por pse nuk ka suksese. Kudo kemi disproporcion në mes pasurive të zyrtarëve që kanë dhe të ardhurave që marrin. Kjo mjafton për të konstatuar gjendjen. Nuk jam kundër banesave, shtëpive të mira, makinave dhe pushimeve. Atë e dua edhe unë, por si? Me të ardhurat legale në Kosove ato të gjitha nuk realizohen.

Çështja e luftimit të krimit të organizuar, të korrupsionit dhe të dukurive tjera kriminale, është një çështje e cila nuk realizohet me një të arrestuar, apo vetëm në një komunë. Luftimi i këtyre dukurive duhet të bëhet njëherazi në tërë vendin dhe në të gjitha nivelet e pushtetit. Nuk mundet kurrë që shteti i së drejtës të fiton vetëm me një të arrestuar. Është dukuri pozitive fakti i kapjes në flagrancë të këtij inspektori. Por, inspektor ka edhe të tjerë, të cilët vetëm me shqyrtimin e pasurisë së tyre mundë të dihet niveli i krimit.

Megjithatë, luftimi i kësaj dukurie kriminale duhet të vazhdoi. Ajo duhet të shtrihet nëpër ministri, në Kryeministri, në agjenci të ndryshme, nëpër firmat publike e private, nëpër komuna e deri në shkolla, në çerdhe, në shëndetësi etj. Mirëpo, dyshime për keqpërdorime ka edhe në prokurori dhe nëpër gjykata. Shtetit tonë i duhet një masë e llojit të VETTING-te, sepse kështu dhe me të fiton drejtësia. Nuk ka mundësi as presidenti, as kryeministri, ministrat , deputetët, kryetarët e partive dhe të komunave. Janë gjëra që kushtojnë. Këtu kanë fushëveprim të mjaftueshëm organet kompetente. Prej tyre varet suksesi. Je kryetar i komunës. Dihet nga vjen dhe çka ke pasur e çka ke tash etj.

Pra, nuk duhet filozofi e thellë. Duhet vullnet dhe guxim, dhe asgjë tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".