Policia sekuestron 48 kg kanabis dhe dy radio marrëse

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 14:08
Policia sekuestron 48 kg kanabis dhe dy radio marrëse

Janë sekuestruar në Vlorë 48 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, municion luftarak, dylbi pushke dhe dy radio marrëse-dhënëse.

Policia ka vënë në pranga 2 shtetas, posedues të armëve të zjarrit e lëndës narkotike dhe autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

“Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatin Kuç, dy persona posedonin lëndë narkotike, armë zjarri, si dhe kishin kultivuar bimë narkotike, u organizua dhe finalizua  operacioni policor i koduar “Çepraku”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

 E. F., 19 vjeç dhe I. G., 26 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë.

Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Kuç, Njësia Administrative Horrë-Vranisht, bashkia Himarë, në vendin e quajtur “Lumi i Çeprakut”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 48 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta”, dy armë gjahu të cilat i mbanin pa leje, municion luftarak, një dylbi pushke, një gjerdan brezi me fishekë për armë gjahu dhe dy radio marrëse-dhënëse”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)