Fëmijët e shpërndajnë masivisht virusin, një 13 vjeçare infekton 11 anëtarë të familjes

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 10:46
Fëmijët e shpërndajnë masivisht virusin, një 13 vjeçare infekton 11 anëtarë të familjes

CDC ka lajmëruar për një shpërthim të COVID-19, që ka lënë të infektuar 11 persona brenda një familje, dhe ka filluar nga një 13-vjeçare, e cila e ka përhapur virusin gjatë një pushimai familjar.

Këto të dhëna kanë rritur provat se fëmijët dhe adoleshentët mund ta bartin SARS-CoV-2, virusin që shkakton sëmundjen infektive COVID-19.

Katërmbëdhjetë pjesëtarë të familjes të përfshirë në raport, duke përfshirë edhe 13-vjeçaren kanë qenë në të njëjtën shtëpi për 25 ditë. Ata nuk kishin respektuar masat parandaluese, distancën dhe as nuk kishin mbajtur maska. Si pasojë të gjithë pjesëmarrësit e familjes janë infektuar.

Vajza 13-vjeçare, e cila ishte burimi i infeksionit besohet se ka qenë e ekspozuar ndaj virusit pak ditë përpara se familja të nisej për pushime. Ajo ka infektuar 11 pjesëtarë të familjes, të cilët kanë përjetuar kryesisht simptoma të buta dhe kanë pranuar trajtime mjekësore.

“Këto gjetje në këtë raport, theksojnë nevojën për ata, që janë potencialisht të ekspozuar ndaj COVID-19 për vetë-karantinim për 14 ditë”, tha CDC në një deklaratë për TODAY. “Distancimi shoqëror, përdorimi i maskave dhe higjiena e duhur mund të parandalojnë infektimit e shumë personave dhe do ta ndalonte edhe këtë shpërthim po të ishin respektuar masat e duhura”.

“Ndërsa raporti kryesisht shërben si konfirmim shtesë se fëmijët mund ta përhapin virusin, është gjithashtu i rëndësishëm sidomos përpara sezonit të festave”, tha Dr Allison Agwu, pediatër i sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins. Ai është shprehur i shqetësuar dhe ka bërë thirrje për një kujdes të shtuar sidomos në këtë periudhë përpara festave..

(Kosova Sot Online)