Kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, këta patriot të rrejshëm për përfitime elektorale e pushtet

Kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, këta patriot të rrejshëm për përfitime elektorale e pushtet

Hajrullah Tërnava

  • 09 October 2020 - 14:12

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Pothuajse të gjitha marrëveshjet me peshë, të nënshkruara në të kaluarën, kanë mbetur të pa zbatueshme, vetëm si fontanë dëshirash në letër. Është e kuptueshme se edhe kjo qeveri do ta ketë fatin e njëjtë e asaj të kaluarës, dhe marrëveshjet e fundit të Qeverive Hoti e Rama, sikurse marrëveshjet e nënshkruara gjatë mandatit të Hashim Thacit, Isa Mustafës e Ramush Haradinajt, do të mbeten në harresë, ngase edhe në të kaluarën ato marrëveshje efektin e vetëm e kanë pasur shëtitjen në formë ekskursioni dhe përsëritjen e problemeve të njëjta ekzistuese sikur marrëveshjet të mos ishin firmosur fare.

-Krejt çka po ndërmerret tani ne këto kohëra, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, është një mashtrim politik sikur marrëveshjet e mëparshme të të gjitha qeverive që i kanë bërë, nënshkruar e kurrë nuk i kanë jetësuar- zbatuar.

Krejt kjo çfarë është duke u bërë tani janë skenarë e veprime mashtruese, për ta krijuar një lloj fryme të patriotizmit të rrejshëm para qytetarëve të të dyja shteteve, në mënyrë që të përfitojnë mbështetje dhe të vazhdojnë të qëndrojnë sa më gjatë në qeverisje, duke i përdorur, edhe mbledhjet e përbashkëta të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, vetëm si shfaqje peër spektakle të mëdha teatrale e elektorale, pasi që e kaluara e deritashme e mbledhjeve të tilla dhe marrëveshjeve të nënshkruara, nuk ka dhënë ndonjë rezultat të prekshëm. Këto marrëveshje nuk kanë ndonjë shtytje dhe detyrim ndërkombëtar që kërkon të zbatohen.

Tash për tash, e vetmja dhe më e rënda marrëveshje e karakterit të detyrueshëm edhe ndërkombëtar për zbatim, që do të mbetet njollë për politikën në historinë shqiptare, është marrëveshja e famshme e Hashim Thaçit me Ivica Daçiqin që ne vitin 2013 e pati nënshkruar në Bruksel për formimin e Asociacionit të e Komunave serbe, dhe në vitin 2015 e detyroj edhe Isa Mustafen që ta ripërtërinte nënshkrimin e asaj marrëveshje të Asociacionit, dhe tash ky i fundit po e merr epitetin e tradhtarit në historinë kombëtare. Marrëveshje e firmosura mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë asnjëherë nuk janë zbatuar dhe nuk ka pasur një vlerësim të përbashkët ndërqeveritar të analizës pse po ngecin prandaj nuk apostrofohet asnjëherë fajtori i dështimit. Ndryshe po ndodhë me marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin. Kur i thoshin Hashim Thaçit se e ke nënshkrua Asocionin, ai fare lehtë shfajësohej duke thënë: Jo, atë e ka nënshkruar Isa Mustafa. Pra këta janë politikan mashtrues dhe të dështuar, Këtyre politikanëve tonë duhet të ju shkurtohet jeta në politikë sa më shpejtë që është e mundur, dhe pastaj edhe kur të ju skadon mandati të izolohen e të turpërohen për këto veprime makabre e të turpshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".