Policia i gjen aleatit të Bolsonaros të holla në prapanicë, disa ishin të ndyra

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 08:53
Policia i gjen aleatit të Bolsonaros të holla në prapanicë, disa ishin të ndyra

Përpjekjet e presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, për ta portretizuar veten si luftues të korrupsionit kanë marrë një goditjet tjetër pasi raportohet se policia ia ka gjetur disa bankënota të fshehura në prapanicë njërit prej aleatëve të tij politikë.

Chico Rodrigues, nënkryetar i Bolsonaros në senat, është kapur me të hollat e fshehura në vendin e pazakonshëm të mërkurën gjatë një bastisjeje të policisë në shtëpinë e tij. Bastisja ishte pjesë e një operacioni kundër keqpërdorimit të dyshuar të fondeve publike për luftimin e pandemisë.

Gazeta “Estado de Sao Paulo” raportoi se dy burime i kanë thënë që nën rrobat e brendshme të këtij personi janë gjetur rreth 30.000 realë (valutë kombëtare e braziliy), që e kanë vlerën e rreth 4.566 eurove. Rodrigues shërben si senator për rajonin Roraima, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Revista “Crusoe”, e cila shkroi e para për këtë skandal, raportoi se disa prej bankënotave që iu gjetën politikanit ishin të ndyra me jashtëqitje.

Rodrigues nuk dha ndonjë shpjegim për paratë e fshehura, por mohoi se ka bërë ndonjë vepër të paligjshme. “Unë kam histori të pastër dhe jetë të respektueshme. Kurrë nuk kam qenë i përfshirë në ndonjë lloj skandali”, këmbënguli ai.

Ndryshe, presidenti brazilian i së djathtës ekstreme e fitoi pushtetin në vitin 2018 përmes premtimeve për çrrënjosje të korrupsionit politik.

(Kosova Sot Online )