E tmerrshme: Katër punëtore të spitalit tallen në Tik-Tok me të vdekurit e të sëmurët

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 09:08
E tmerrshme: Katër punëtore të spitalit tallen në Tik-Tok me të vdekurit e të sëmurët

Katër punëtore janë duke u hetuar pasi që kanë publikuar një video në Tik Tok, ku shihen duke vallëzuar në një dhomë të spitalit.

Kjo video e publikuar ka ngritur reagime të shumta nga persona që kanë kritikuar sjelljen e tyre dhe të personelit shëndetësor, sidomos në valën e dytë të koronavirusit ku janë rritur rastet që po përfundojnë me vdekje.

Videoja e publikuar në rrjetin social TikTok ka ngritur polemika, jo për faktin se punëtoret e spitalit janë parë duke pushuar, por, është kritikuar sepse e njëjta ka krijuar ndjesinë se këto punëtore tallen me të sëmurët e të vdekurit.

Punëtori që e ngarkoi videon nuk e ka imagjinuar se do të merrte ndikim e reagime aq të mëdha, e madje as që do të hetohej rasti. 

(Kosova Sot Online)