A do të zbardhjet vetëvrasja enigmatike e ish-drejtorit të Bordit të AKP-së Dino Asanaj nga Komisioni Hetimor për Privatizimin i Kuvendit të Kosovës

A do të zbardhjet vetëvrasja enigmatike e ish-drejtorit të Bordit të AKP-së Dino Asanaj nga Komisioni Hetimor për Privatizimin i Kuvendit të Kosovës
A do të zbardhjet vetëvrasja enigmatike e ish-drejtorit të Bordit të AKP-së Dino Asanaj nga Komisioni Hetimor për Privatizimin i Kuvendit të Kosovës

Ragip Guraziu

  • 19 October 2020 - 07:53

Shkruan: Ragip Guraziu

Pas hartimit të raportit nga Komisioni Hetimor Parlamentar, duhet të riaktivizohet përsëri Prokuroria e Shtetit, ajo Speciale, që të merret me hetimin e këtyre rasteve të montuara të cilat kanë filluar të zbardhen, duke filluar nga Ish-kryetari i bordit të AKP-së Blerim Rexha i cili tha se janë shitur 50 hektarë toke për 5 mijë euro, për të vazhduar me secilin aset me peshë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, që u privatizuan, dështuan dhe nuk i përfillën as kriteret më elementare të përcaktuara në letër, sepse qëllimi ishte përfitimi kriminal, uzurpimi duke i blerë me çmim minimal madje vetëm për ti thënë çmim, sa për shpërlaje të parave të krimit, dhe për asgjë tjetër. Në këtë zinxhir hetimor duhet të ndiqet,m hetohet e zbulohet edhe “vetëvrasja” e dogmatike e ish drejtorit Dino Asanaj.

Rasti e pasojat e Dino Aasanajt po zbulohet tani në tërësi, derisa autori i këtij shkrimi ka bërë mbi 10 shkrime lidhur me rastin në fjalë. Sikur që ishte rasti i zbardhur nga Ish-kryetari i bordit të AKP-së blerim Rexha i cili tha se janë shitur 50 hektarë toke për 5 mijë euro, prandaj edhe një prej arsyeve të dorëheqjeve të tij ka qenë shitja e një toke, 1 ari që është shitur për 1 euro. “50 hektarë janë shitur për 5 mijë euro. Ai thotë se ka votuar kundër, madje ka marrë vota që me e ndalë këtë shitje. Tani po fillon të zbulohet hap pas afera kriminale e procesit të privatizimit me intervistimet e filluara nga Komisioni Hetimor Parlamentar për privatizimin i Kuvendit të Kosovës, që tani dashtë e pa dashtë duhet të merret edhe prokuroria me hetimin e këtyre rasteve të montuara të cilat kanë filluar të zbardhen, sikur që ishte rasti i zbardhur nga Ish-kryetari i bordit të AKP-së Blerim Rexha i cili tha se janë shitur 50 hektarë toke për 5 mijë euro, prandaj edhe një prej arsyeve të dorëheqjeve të tij ka qenë shitja e një toke, 1 ari që është shitur për 1 euro.

Afera kriminale është shumë e gjerë dhe në përmasa akoma më alarmante, ngase ai e thotë qartë se ka pas edhe raste të tjera të kësaj praktike të veprimit, prandaj ai nuk ka pranuar me nënshkruar me këso kushte. Është shumë indikative ajo që e ka thënë për rrezikun që i është kanosur edhe z. Rexha, sepse ai e thotë që nuk ka nënshkruar dhe është larguar nga ai bord. Për më tepër ai ka treguar se ka qenë e vështirë që ta pasojë Dino Asanajn një vit pasi ai kishte vdekur në rrethana tepër misterioze, duke mos e përjashtuar rrezikun se mund të vritej, prandaj edhe është detyruar të dorëhiqet nga ajo pozitë që i ishte besuar. I njëjti skandal ka ndodhur edhe me Amortizatorët dhe shumë objekte të mëdha të rëndësisë kapitale të cilat në fakt janë shitur me shumë simbolike me procese të para montuara të lidhjes kriminale të politikës me oligarkët dhe rrjetet e krimit të organizuar. Komisioni hetimor i Kuvendit të Kosovës që e ka filluar këtë hetim parlamentar duhet ti futet thellë e më thellë hulumtimit të mënyrës së zhvillimit të procesit të privatizimeve, sepse po shihet ashiqare që aty kanë gisht edhe grupet e ndryshme kriminale të lidhura me mafio politikën e rrezikshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".