Kandidati i Erdoganit është udhëheqësi i ri i qipriotëve turq, festë në rrugë pas fitores

  • E.K /
  • 19 tetor 2020 - 09:54
Kandidati i Erdoganit është udhëheqësi i ri i qipriotëve turq, festë në rrugë pas fitores

Ersin Tatar është udhëheqësi i ri i qipriotëve turq. Kandidati i Erdoganit, Tatar mori 51.74% të votave, nga 48.26% që mori rivali i tij Mustafa Akinci. 

Sipas informacionit nga gazeta qipriote turke “Yeni Guzen”, nga një total prej 738 fletëvotimesh Ersin Tatar mori 51.74% dhe tani thirret për të negociuar me palën qipriote greke në lidhje me çështjen e Qipros.

Fitorja u pasua me festime pasditen e të dielës nga stafi i fushatës së Tatar dhe qindra mbështetës që tundnin flamujt turq.

Presidenti turk Rexhep, Tajip Erdogan, e uroi përmes Twitterit për fitoren në zgjedhje.

“Turqia do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e popullit Qipriot Turk,” tha Erdogan.

Deri në orën 19:00, “këshilli i lartë zgjedhor” nuk lejoi publikimin e rezultateve zgjedhore.

Tatar, i mbështetur nga vetë Presidenti turk Tayyip Erdogan, deklaroi se  pret nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara  që të shohë realitetet në Qipro.

Ndërkohë Mustafa Akinci kishte deklaruar disa ditë më parë, në mediat turke qipriote, se ai kishte marrë kërcënime nga autoritetet turke për të tërhequr kandidaturën e tij për të ashtuquajturat “zgjedhje presidenciale”.

Akinci, 72 vjeç, është një mbështetës i Turqisë Qipriotë që kundërshton sundimin e plotë turk. Ndërsa Tatar, 60 vjeç, mbështet harmonizimin e plotë të politikave turke qipriote me ato të Turqisë.

(Kosova Sot Online)