Përleshje fizike mes disa personave në Prishtinë, njëri pëson lëndime serioze -ndodhet në QKUK

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 12:11
Përleshje fizike mes disa personave në Prishtinë, njëri pëson lëndime serioze -ndodhet në QKUK

Tre persona kanë sulmuar me mjete të forta dy të tjetë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast njëri prej tyre ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në QKUK.

Për këtë rast janë prangosur tre të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Muharrem Fejza”, Prishtinë 18.10.2020 – 18:17. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, pasi të njëjtit për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të forta metalike dy viktimat m/k, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime. Viktimat, pas tretmanit mjekësor në QKUK njëri është liruar, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve serioze. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)