Familja 4-anëtarëshe humb në Bjeshkët e Rugovës, u gjet nga dy vullnetarë

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 14:52
Familja 4-anëtarëshe humb në Bjeshkët e Rugovës, u gjet nga dy vullnetarë

Stacioni Policor në Pejë, është njoftuar se në Bjeshkët e Rugovës ka humbur një familje katëranëtarëshe.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe njësitet e Policisë Kufitare menjëherë janë angazhuar për gjetjen e familjes në fjalë.

Ndërsa në kërkim janë angazhuar vullnetarisht edhe dy qytetarë të cilët kanë pasur njohuri të mira për Bjeshkët e Rugovës.

Familja është gjetur nga qytetarët Idriz KURTBOGAJ dhe Liridon DEMAJ. Të cilët sot janë pritur në takim nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kolonel Sami Shabanaj, me ç’rast i ka falënderuar për kontributin si dhe u ka ndarë letërfalënderim. 

(Kosova Sot Online)