Kuptimi i tatuazhit në fytyrën e ministres së pazakontë të Zelandës së Re

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 16:31
 Kuptimi i tatuazhit në fytyrën e ministres së pazakontë të Zelandës së Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka prezantuar sot kabinetin e saj, ku bën pjesë edhe një ministre me një tatuazh në fytyrë.

Nanaia Mahuta mban nën gojë një moko kauae, tatuazh tradicional femëror, që e ka bërë në vitin 2016.

Mahuta, në atë kohë deputete, shpjegoi se e bëri këtë tatuazh për të nderuar paraardhësit e saj dhe për t’i hequr paragjykimet mbi kulturën Maori, të cilën shumë zelandezë e lidhin me krimin dhe bandat.

Ardern fitoi zgjedhjet duke marrë një mandat të dytë. Ajo ka theksuar se prioritetet e saj do të jenë përgjigjja ndaj COVID-19 dhe rijetësimi i ekonomisë.

(Kosova Sot Online)