Nga futbollist në terrorist, gazetari austriak habitet me shndërrimin e Kujtim Fejzullahit

  • S.A /
  • 03 November 2020 - 16:01
Nga futbollist në terrorist, gazetari austriak habitet me shndërrimin e Kujtim Fejzullahit

Gazetari austriak, Florian Klenk, ka thënë se duhet të jepet përgjigje se si Kujtim Fejzullahi nga një futbollist i dashur në një klub austriak ishte shndërruar në një ekstremist e sulmues terrorist.

“Për mua, një pyetje mbetet: Pse një njeri që ishte duke luajtur në një klub të Vjenës ishte radikalizuar për ca vite dhe ka ekzekutuar katër persona. Çfarë ndodhi ? Kjo është një çështje që kërkon hetim”, ka shkruar Klenk.

Fejzullahi më 13 qershor të vitit 2015 ishte regjistruar si futbollist në një klub austriak.


Ai ishte regjistruar edhe në faqen zyrtare të Shoqatës Austriake të Futbollit

(Kosova Sot Online )