Pas sulmeve terroriste në Vjenë, shtohen masat e sigurisë në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 23:15
 Pas sulmeve terroriste në Vjenë, shtohen masat e sigurisë në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’

Qytetarët të cilët kanë ardhur në Kosovë nga Austria po e përshkruajnë si të tmerrshme mbrëmjen e së hënës.

Kanë ateruar nga Austria në Kosovë.

Njëjtë si në vendin ku jetojnë, të martën në Kosovë këta qytetarë u ballafaquan me masa të shtuara të sigurisë.

Këtu në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, u panë zyrtarë policorë me armë të gjata.

Madje aty ishin paraqitur edhe njësitet K9.

Një ditë pas sulmit terrorist në Austri, dikush ka arritur në Kosovë.

Ky qytetar po thotë se jeton afër vendit ku kishte ndodhur sulmi terrorist një natë më parë.

Ai po përshkruan situatën e mbrëmjes të së hënës.

Shton se në atmosferë e ngjashme e la Austrinë edhe gjatë së martës.

Masat e shtuara të sigurisë janë paralajmëruar edhe nëpër shtete të tjera të Evropës.

Dikush po thotë se u udhëzua për kujdes më të madh në Gjermani.

E nga Policia e Kosovës thanë se ky institucion për të parandaluar çdo formë kriminaliteti bashkëpunon me të gjitha institucionet relevante.

Në këtë sulm terrorist në Vjenë kanë mbetur të vdekur katër qytetarë.

(Kosova Sot Online)