Grupi i kërkim-shpëtimit “Vullnetarët” ndërpret aktivitetet, thonë se u penguan nga organet e rendit

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 23:16
 Grupi i kërkim-shpëtimit “Vullnetarët” ndërpret aktivitetet, thonë se u penguan nga organet e rendit

Grupi i kërkim shpëtimit “Vullnetarët”, me anë të një komunikate për medie kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë aktivitet e tyre pasi thonë se janë penguar nga organet e rendit gjatë kërkimit të një gruaje të humbur në fshatin Radavc të Pejës.

Kjo është komunikata e plotë:

Të gjithë aktivitetet e grupit te “Vullnetaret” do te nderpriten deri ne nje vendim te stafit

Arsyetim:

Grupi i Kerkim-Shpetim per persona te humbur i cili vjen nga “Vullnetaret” i sherben qytetareve pa dallim feje, kombi  apo nacionaliteti. Kerkimi behet gjithmon ne koordinim me organet e sigurisë se vendit. Por, mbremë per derisa po zhvillonim nje kerkim per nje grua te moshuar me semundje mendore  ne regjionin e Pejes saktesisht ne bjeshket e Radavcit, nje epror i policis se Pejës nuk na lejoi të vazhdojmë kerkimin me arsyetimin se na duhet edhe leje nga Prishtina

Do te tentojme te zhvillojme nje takim me Ministrin e Puneve te Mbrendshme z. Agim Veliun dhe Ministrin e Mbrojtës z. Antin Qunin.

“Vullnetaret” janë në shërbim te qytetareve dhe shtetit ne raste te vecanta

Per cdo informate do te ju lajmërojmë ne rrjete sociale

Me respekt grupi  “Vullnetaret”

(Kosova Sot Online)