Lexoni edhe:
Figurat politike që kanë problem me sundimin e ligjit, edhe me Gjykatën Speciale, të tërhiqen nga ambicia për president të ardhshëm të Kosovës
Shkruan: Faik Krasniqi
Veç jam duke e imagjinuar nëse Albin Kurti do të ishte në këtë pozitë në të cilën është Avdullah Hoti. Çfarë do të ndodhte? Jo vetëm partitë duke filluar nga LDK, PDK etj., por edhe mediat dhe tifozët e tyre do e bënin namin me kritika dhe sharje. Analistët e tyre do të bënin namin nëpër media dhe rrjete sociale. Në këtë rast heshtin, sepse shefat u kanë thënë të heshtin. Shefat paguajnë dhe duhet vepruar sipas urdhrit të tyre!
-Përveç qeverise Kurti që nuk ka qenë e varur nga votat e Listës serbe, të gjitha qeveritë e tjera kanë qenë të varura nga votat e tyre. Edhe qeveria Hoti. Me të vetmen arsye, që të jenë në pushtet. Por kjo qeveri është shumë e varur prej kësaj liste. Është bërë qeveri qesharake në pamundësinë që të votoj ligje. Po bëhen edhe më qesharak kur po akuzojnë opozitën për dështimin e votimit të ligjeve, kurse deputetët e koalicionit po mungojnë në seanca.
Për të shtatën herë po dështon votimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike, në mungesë të deputetëve. Në seancën e fundit ishin vetëm 31 deputet në sallën e Kuvendit. Në një shtet normal kryeministri i atij vendi do të tërhiqej nëse nuk do të arrinte të kishte numra për votimin e ligjeve. Ky kryeministër ose e do shumë këtë post, ose është peng i atyre që e kanë vendosur jashtëligjshëm në këtë pozitë dhe nuk guxon të tërhiqet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".