Nagavci nuk ia jep fjalën Zemajt, i thotë se nuk mund të flasë sa herë dëshiron në Kuvend

  • A.P /
  • 17 November 2020 - 16:00
Nagavci nuk ia jep fjalën Zemajt, i thotë se nuk mund të flasë sa herë dëshiron në Kuvend

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci është përplasur me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e sotme plenare për menaxhimin me COVID 19.

Pas kritikave të deputetit të LVV-së, Fitim Uka karshi të parit të shëndetësisë, Zemaj insistoi të marrë fjalën në emër të qeverisë, por kryesuesja e seancës, nuk ia dha një mundësi të tillë, pasi Zemaj kërkonte të fliste në emër të qeverisë e jo replikë ndaj deputetit.

Përkundër insistimit, Ngavci i tha kreut të shëndetësisë se ai në Kuvend nuk e merr fjalën sa herë dëshiron.

“Jo sa herë të doni, një raund i deputetëve dhe mandej ju, jo sa herë doni. Sipas rregullores jo sa herë të doni. Ismet Beqiri e ka fjalën. Pasi të përfundon pastaj…zotëri Zemaj nëse dëshironi për replikë mund të merrni fjalën, ndërsa nëse dëshironi me u adresu në emër të qeverisë, pasi të përfundoni deputetët. Nuk e merrni fjalën sa herë dëshironi. Zotëri Zemaj a keni replikë”, tha Nagavci.

E ministri Zemaj vazhdimisht iu referua kryesueses së seancës se nuk është duke lexuar rregulloren e Kuvendit drejtë.

“Urdhëro, rregulloren lexo”, tha ai.

(Kosova Sot Online)