Zemaj priti në takim ambasadorin gjerman, diskutuan për pandeminë

  • A.P /
  • 25 November 2020 - 17:52
Zemaj priti në takim ambasadorin gjerman, diskutuan për pandeminë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Joern Rohde.

Bashkë diskutuan për situatën me pandeminë.

Zemaj ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen në menaxhimin e pandemisë.

Positimi i plotë i tij:

Me mikun e Kosovës, ambasadorin gjerman, z. Joern Rohde, diskutuam sa i përket situatës epidemiologjike dhe sfidave aktuale. Gjermania  është shtet mik i Kosovës, në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, ashtu është edhe tash, në kohë pandemie, me ndihmë e përkrahje pa rezervë. Mirëpresim bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të Gjermanisë dhe të ambasadorit, z. Rohde  për të ofruar ndihmë, donacione si dhe përvoja në menaxhimin e situatës epidemiologjike.J

emi falënderues ndaj Gjermanisë, taksapaguesve gjermanë dhe miqësisë që shtetit tonë i jep krah shteteve të lira e demokratike në Evropë e më gjerë!Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën!

(Kosova Sot Online)