Dy komuna të Kosovës të dielën në testim, qytetarët ballafaqohen me strukturat politike që na zhvatën me krim

Dy komuna të Kosovës të dielën në testim, qytetarët ballafaqohen me strukturat politike që na zhvatën me krim
Dy komuna të Kosovës të dielën në testim, qytetarët ballafaqohen me strukturat politike që na zhvatën me krim

Arsim Haziri

  • 26 November 2020 - 07:35

Shkruan: Arsim Haziri

Zgjedhjet për kryetar në dy komuna të Kosovës, të dielën më 29 nëntor janë një test serioz dhe barometër që duhet ti shërbej politikës dhe qytetarit, për zgjedhjet nacionale. Jo që e kanë vjedhur këtë vend por e kanë zhvatë deri në palcë, prandaj s'mund të funksionoj assesi normalisht. Vetëm kur të largohen zhvatësit e shtetit, vendi fillon të marr fryme normalisht. Çdo forme tjetër e tentimit të funksionimit, është e pamundshme. Gjërat lëvizin edhe kur nuk duken. Të vjetrës në politikë po i vije fundi, fund që do rezulton me ardhjen e një fillimi krejtësisht ndryshe. Të njëjtës gradualisht është duke iu dobësuar ngjyra, ngjyrë që pothuaj asnjëherë nuk paraqiti dritë. Vendit i duhet dritë, dritë të barabartë, dritë përmes të cilës shohin të gjithë njëjtë.

-Atë që e kanë menduar e realizuar disa politikanë, e kanë gjetur e përjetuar qytetarët. Mendimi i politikanëve ka qenë e vazhdon akoma me qenë për ta integruar pabarazinë në shoqëri. Trajtimi i çështjeve jo nga pikëpamja masive qytetare, ka bërë që vendit t'i mveshen disa fenomeneve që edhe realisht e kanë gjunjëzuar maksimalisht. Veni ynë përmban shumë forma, formë të vendosura për të mos sjell përmbajtje racionale. Ata që ishin në pushtet deri më tani, në shumicën e niveleve të pushtetit lokal e qendrorë, nuk e bënë mirëqenien e përgjithshme.

Për t'u bërë ajo, duhet tjetër format figurash, tjetër logjikë e trajtimit të çështjeve. Klientela e vjetër për veprimet e tyre të pandërgjegjshme, duhet ta merr ndëshkimin qytetar. Ndëshkim që duhet shërbej si përvojë e hidhur për të gjithë ata që interesin e përgjithshëm e tejkalojnë dhe zëvendësojnë me atë klientelist. Ndryshe s'bën madje s'duhet as të tolerohet! Veç zgjedhje. Kur flas për zgjedhje, mandatin qeverisës e dërgoj tek qytetari, pra poshtë, aty ku e ka shtëpinë demokracia dhe roli i saj konceptual.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".