Përfaqësuesi i LVV-së: Qeveria Hoti konsiderohet e pazgjedhur, s’i ka marrë 61 vota

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 12:08
Përfaqësuesi i LVV-së: Qeveria Hoti konsiderohet e pazgjedhur, s’i ka marrë 61 vota

Blerim Sallahu, përfaqësues juridik i Lëvizjes Vetëvendosje, në seancë e sotme dëgjimore lidhur me ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi për votimin e Qeverisë, ka thënë se Kushtetuesja duhet ta rrëzojë Qeverinë aktuale.

Sallahu tha se Qeveria aktuale duhet të konsiderohet e pazgjedhur dhe kësisoj, sipas tij nuk ka të drejtë të funksionojë.

“Nuk mund të qëndrojë një Qeveri me një votë të korruptuar. Qeveria duhet të notojë në shtratin kushtetues…. Prandaj konsiderohet e pazgjedhur kjo Qeveri, sepse nuk ka marrë numrin e nevojshëm të votave”, tha ai.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk guxon të marrë vendim ndryshe nga ai që kërkon ky subjekt politik.

“Gjykata Kushtetuese e ka detyrë primare ta përfaqësojë rendin kushtetues… Duhet të marr vendim që ta mbrojë integritetin kushteues… Nuk guxon në asnjë rrethanë që nëse një deputet që e ka humbë mandatin të jetë ende deputet”, tha ai.

Sallahu tentoi ta argumentojë qëndrimin e tij duke thënë se Etem Arifi “nuk përfaqëson kurrfarë elektorati”. 

(Kosova Sot Online)