Selmanaj për Vetëvendosjen: Kush janë këta njerëz që mund ta ndalin dikë me u fut brenda Kuvendit

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 21:29
Selmanaj për Vetëvendosjen: Kush janë këta njerëz që mund ta ndalin dikë me u fut brenda Kuvendit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se as në mendje nuk e ka të japë dorëheqje nga pozita e tij.

“Absolutisht jo, as nuk ka arsye, nuk kemi biseduar këtë temë me kryeministrin, sa që nuk na del kohë të mendojmë për gjëra të tilla”, tha Selmanaj.

Ai tha se është shqetësim që dikush ta mendojë ta ndalojë dikë të futet në Kuvendin e Kosovës.

“Vetëm për të menduar dikush që mund ta ndalojë dikë për të futur në Kuvend, vec me shku menja me nal atë, është shqetësim në vete. Kush janë këta njerëz që mund ta ndalin dikë me u fut brenda”, tha Selmanaj.

(Kosova Sot Online)