Politika larg duart nga Gjykata Speciale, dyshimet për vrasjet politike në dorën e drejtësisë së pa varur profesionale ndërkombëtare

Politika larg duart nga Gjykata Speciale, dyshimet për vrasjet politike në dorën e drejtësisë së pa varur profesionale ndërkombëtare
Politika larg duart nga Gjykata Speciale, dyshimet për vrasjet politike në dorën e drejtësisë së pa varur profesionale ndërkombëtare

Ali Hertica

  • 10 December 2020 - 07:36

Shkruan: Ali Hertica

Mençuria do të ishte që partitë politike, nëse kanë informacione për raste e caktuara, specifike, dëshmi dhe dëshmitar të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të zbardhet e vërtetë e dhimbeshe, qoftë për përgjegjësinë e të akuzuarave qoftë për fatin ë viktimës, që drejtësia të shkon në vend. Fërkimet dhe acarimet politike rreth kësaj çështje nuk janë tani në interes të shtetit. Kjo eshte çështje e rendit e ligjit , nuk mundet dhe nuk duhet të ketë komente politike, pra eshte çështje e prokurorisë dhe gjykatës që ti shkon deri në fund secilit dyshi, secilës akuzë, si rast i izoluar individual dhe personal, të mos implikohet politika në rastet e tilla.

-Gjykata Speciale ju imponua Kosovës, si rezultat i dyshimeve që i ngriti në raportin e tij senatori Dick Marti, por përgjegjësia kryesore pse erdhëm deri në këtë situatë, i takon spektrit politik të Kosovës që me aq lehtësi e pranoi një Gjykatë të njëanshme me dyshimet dhe akuzat për krime lufte kinse të kryera nga shqiptarët, duke lënë mënjanë, të pa trajtuara, krimet serbë të luftës kundër të cilave patëm edhe nga zgjim të vetëdijes humane ndërkombëtare, intervenimin ushtarak të NATO-s për ta shpëtuar popullatën shqiptare nga fushata serbe për shkatërrim me luftë gjenocidiale. Kur jemi tek ndikimi i fillimit të këtij procesi në politiken e tanishme, është evident fakti që kjo Gjykatë do ta godas kryesisht spektrin politik të krahut të luftës, por le të shpresojmë që e vërtetë dhe drejtësia do të peshojnë në anën e luftëtarëve të lirisë dhe shpifjet serbe do të bijën në ujë.

Çështja e aktakuzave për vrasjet me karakter politik është një anë tjetër e medaljes, një fushë që do të trajtohet nga Gjykata Speciale për pasojë të dështimit të drejtësisë kosovare në hetimin dhe gjykimin e rasteve të tillë, prandaj edhe këto raste, këto dyshime dhe akuza që kanë të bëjnë me këtë temë, duke mbetur të pa zgjidhura nga institucionet e drejtësisë së UNMIK-ut, nga EULEX- , e pas shpalljes së pavarësisë, ka dështuar edhe drejtësia e re e shtetit të Kosovës. Meqenëse bëhet fjalë për dyshime të karakterit të vrasjeve politike,

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".