Haradinaj: Unë jam Kryeministri që kam bërë më shumë punë të mira për Kosovën

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 22:08
Haradinaj: Unë jam Kryeministri që kam bërë më shumë punë të mira për Kosovën

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kandidimi i tij për postin e presidentit ësthë i drejtë.

Ai këtë e arsyeton me faktin se sa herë ka pasur pozita udhëheqëse, ka kryer punë të mira për Kosovën.

“Kur kam marrë përgjegjësi punë të mira janë kryer për Kosovën. Më kanë akuzuar në të gjitha mënyrat. Kanë thënë ai po merret me kazino. Ndërsa kur erdha unë në pushtet i mbylla ato”, tha ai.

“Për 100 ditë kemi krijuar ligjin për ndihma të dëshmorëve. Janë krijuar dy ministri të reja. Në qeverisjen e dytë, kur ju kujtohet nuk është rritur cmimi i energjisë. Ka përfunduar çështja e Trepces.

Është kryer ushtria, u pengua ndarja dhe nuk ndodhi ndarja prej Serbisë. Këto janë kundër-argumentet”, shtoi tutje Haradinaj.

(Kosova Sot Online)