Bekim Haxhiu: Qeveria duke zvogëluar numrin e testimeve për COVID po përpiqet të prezantojë shifra të ulëta

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 13:20
 Bekim Haxhiu: Qeveria duke zvogëluar numrin e testimeve për COVID po përpiqet të prezantojë shifra të ulëta

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë sot se situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Qeveria duke zvogëluar numrin e testimeve po përpiqet të prezantojë shifra të ulëta të rasteve pozitive.

“Situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese, përkundër faktit që javën e fundit Qeveria duke zvogëluar numrin e testimeve po përpiqet të prezantojë shifra të ulta të rasteve pozitive edhe pse përqindja e rasteve pozitive është pothuajse çdo herë më e lartë se 25% nga mostra e testuar.Qeveria duhet të shpjegojë përse më datë 12.11.2020, janë bërë 2178 teste dhe nuk është vazhduar me këtë nivel të testimeve, por ka zvogëluar testim sa që dje u bënë vetëm 1001 teste”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese, përkundër faktit që javën e fundit Qeveria duke zvogëluar numrin e testimeve po përpiqet të prezantojë shifra të ulta të rasteve pozitive edhe pse përqindja e rasteve pozitive është pothuajse çdo herë më e lartë se 25% nga mostra e testuar.Qeveria duhet të shpjegojë përse më datë 12.11.2020, janë bërë 2178 teste dhe nuk është vazhduar me këtë nivel të testimeve, por ka zvogëluar testim sa që dje u bënë vetëm 1001 teste.

Derisa MSH ka proklamuar se janë siguruar edhe 7 aparatura për teste RT PCR , shto këtu edhe testet e laboratorëve privat, atëherë përse ky numër i vogël testimeve, përse po ndodhin këto manipulime me testime pas 9 muaj pandemi e 10 muaj testime për COVID-19, përse nuk po shfrytëzohen të gjitha kapacitete për më shumë testime?!

Dikush duhet të japë llogari për mashtrimin me testime dhe numrin e vogël të testimeve.Masat kufizuese të Qeverisë u treguan të paefektshme.Nga data 11.11.2020 deri me sot janë 23 517 raste pozitive të cilat u regjistruan prej se Qeveria vendosi masat e reja kufizuese, pra kemi një rritje të madhe të numrit të rasteve pozitive.Nga data 11.11.2020 deri më sot janë shënuar 48% e të gjitha rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Kjo shifër e lartë do të duhej të ishte shqetësuese për Qeverinë e cila nuk ka bërë asnjë veprim apo rishqyrtim të masave kufizues të cilat u treguan pa efekt në përmirësim të situatës pandemike.

(Kosova Sot Online)