Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në Suharekë, kryetari i komunës publikon fotot

  • e.. /
  • 08 January 2021 - 13:52
Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në Suharekë, kryetari i komunës publikon fotot

Kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se reshjet kanë shkaktuar probleme në disa zona në këtë komunë.

Këto komente Muharremaj i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Reshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende, po shkaktojnë probleme në disa zona në Komunën e Suharekës.  Ekipet tona janë në teren dhe po e mbajnë situatën nën kontrollë, megjithëse dëmet mund të jenë prezente nëse kemi ende reshje të shiut. Në Shirokë, Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj, ekipet kanë bërë vizitën e tyre dhe po veprohet sipas nevojës.  Ne do të jemi në teren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/690838518268727

(Kosova Sot Online)