Baraliu: Murat Jashari ka gjasa më të mëdha të bëhet president nga Kurti sesa Vjosa Osmani

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 22:18
Baraliu: Murat Jashari ka gjasa më të mëdha të bëhet president nga Kurti sesa Vjosa Osmani

Analisti Bleron Baraliu, ka thënë se Murat Jashari ka gjasa më të mëdha që të bëhet president sesa Vjosa Osmani nëse Kurti bëhet kryeministër, edhe pse Osmani u propozua si kandidate për president, pasi kjo e fundit aderoi në listën zgjedhore të VV’së për deputetë.

“Prapë gjasat janë më të mëdha të përfundojë president Murat Jashari se sa Vjosa Osmani”, është shprehur Baraliu.

Tutje, Baraliu tha se kësaj radhe presidenti do të vijë me aeroplan.

“Presidenti i ardhshëm kësaj radhe do të vijë me aeroplan siç pati ardhur me zarf më parë”.

Ai gjithashtu tha se emri i Murat Jasharit mund t’ia bëjë Kurtit më shumë se 80 deputetë në Kuvend për ta zgjedhur president. “Prapë, sfida para cilës Albini mendon t’i nxjerrë 80+ deputetë do të jetë pikërisht një emër si ky i Murat Jasharit”, shtoi Baraliu.


(Kosova Sot Online)