Lexoni edhe:
Fatmir Limaj: Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për Programin e Rimëkëmbjes, ku do të ndihmohen qytetarët, bizneset, ndërmarrjet e gastronomët për shkak që u dëmtuan në vitin 2020 si pasojë e pandemisë.
Hoti ka njoftuar se nga ky program do të përfitojnë, gastronomët, qytetarët që përfitojnë nga skemat sociale, ku sipas këtij programi, do të rriten dhe do të dyfishohen.
Fatmir Limaj: Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë Lexoni edhe:
Më poshtë mund t’i lexoni se kush do të përfitojë nga ky fond:
Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunsuarit për bizneset e vogla
Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21
Masa e tretë: 2.5 milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore
Masa e katërt: 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmisrsuar pozitën e gruas në shoqëri
Masa e pestë: 50 milion euro për Shëndetësinë, 40 milione euro për sigurimin e vaksinës antiCovid
Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.
Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë
Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë
Masa e nëntë: 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve. Kjo shume do të shpërndahet sa më pare që është e mundshme
Masa 10-të: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë
Masa e 11-të: Stimulim të aktivitet biznesor
Masa e 12-të: 21 milionë euro për ndërmarrjet publike
Masa e 13-të: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomise për zbagtimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike
Masa e 14-të: Një million euro për Ministrin e Zhvillimit Rajonal
Masa e 15-të: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro. Do t’i dyfishojmë skemat sociale prej 7.5 milionë euro
Në fazën e parë do të nisim me një shumë prej 10 milionë euro për personat që kanë humbur vendin e punës si rezultat i pandemisë.
(Kosova Sot Online)