Apeli merr vendim për rastin e Shukri Bujës

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 10:58
Apeli merr vendim për rastin e Shukri Bujës

Gjykata e Apelit ka marrë vendim për rastin e ish-kryetarit të Lipjani, Shukri Bujës, i cili ishte dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në shtator të vitit të kaluar.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka bërë me dije se aktgjykimi i Themelores është ndryshuar dhe se Bujës i është shqiptuar si dënim plotësues ndalimi i të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej dy viteve.

Dënimi plotësues do të fillon të ekzekutohet pas përfundimit të mbajtjes së dënimit me burgim.

“I akuzuari Sh.B. është gjetur fajtor vetëm për një vepër penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK), pika.1.4 e aktgjykimit, për çka Gjykata e Apelit e ka dënuar më burgim në kohëzgjatje prej 1( një) viti, dhe dënim plotësues ndalim të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Dënimi plotësues do të fillon të ekzekutohet pas përfundimit të mbajtjes së dënimit me burgim”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Gjykata e Apelit e Kosovë ka vendosur  lidhur më ankesat në rastin e të akuzuarit Sh.B. etj. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 18.09.2020, është ndryshuar. I akuzuari Sh.B. është gjetur fajtor vetëm për një vepër penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK), pika.1.4 e aktgjykimit, për çka Gjykata e Apelit e ka dënuar më burgim në kohëzgjatje prej 1( një) viti, dhe dënim plotësues ndalim të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Dënimi plotësues do të fillon të ekzekutohet pas përfundimit të mbajtjes së dënimit me burgim. 

Për veprat penale nga pikat I, I.1, I.2, I.3, I.4 dhe III të pjesës dënuese ndaj të akuzuarve Sh.B. , H.G. dhe B.R. lidhur me veprën penale nga pika I e pjesës liruese ndaj të akuzuarës M.S., aktakuza është refuzuar, për shkak të kalimit të afatit të parashkrimit të ndjekjes penale. Ndërsa pjesa që ka të bëjë më pikën II të pjesës dënuese (Pika II.4 e aktakuzës), ndaj të akuzuarve H.V. dhe E.R., aktgjykimi është prishur dhe lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.  Në çështjet tjera aktgjykimi ka ngelur i pa ndryshuar.

(Kosova Sot Online)