Teksa Joe Biden po betohej, një ushtar ishte ulur pranë varrit të djalit të Presidentit që kishte shërbyer gjatë luftës në Kosovë

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 14:14
Teksa Joe Biden po betohej, një ushtar ishte ulur pranë varrit të djalit të Presidentit që kishte shërbyer gjatë luftës në Kosovë

Teksa Joe Biden u betua më 20 janar si presidenti i Shteteve të Bashkuara në Uashington DC, kujtimi për të birin e tij të ndjerë Beau Biden ka mbetur i paharruar në shtetin ku ka lindur dhe rritur.

Në momentin që presidenti i ri po bënte betimin zyrtar, gazetarja Patricia Talorico po ngiste makinë pranë varrit të Beau në oborrin e kishës katolike Saint Joseph në Greenville të Delaware.

Ajo pa një ushtar duke qëndruar i ulur pranë varrit të Beau, ku shfrytëzoi rastin për t’i shkrepur disa fotografi burrit që mbante kokën ulur.

Rrëfimi i saj dhe fotografia që postoi ajo është bërë virale në rrjetet sociale. E burri i shumëpërfolur i cili nderonte varrin e Beau, nuk ishte personi i vetëm që ish-pjesëtarin e Gardës Kombëtare e vizitoi tek varri në ditën e inaugurimit të babait të tij.

Beau ka ndërruar jetë në vitin 2015 pas një sëmundje të rëndë. Pas vdekjes së tij, Joe Biden kishte vendosur të mos kandidonte për president në zgjedhjet e vitit 2016, pasi ai dhe gruaja e tij mbanin zi.

Beau Biden kishte shërbyer gjatë luftës në Kosovë.

(Kosova Sot Online)