Vjen goditja e rëndë për drejtësinë e korruptuar në Kosovë, ambasadori amerikan kërkon veprime e jo fjalë të kota mashtrimi!

Vjen goditja e rëndë për drejtësinë e korruptuar në Kosovë, ambasadori amerikan kërkon veprime e jo fjalë të kota mashtrimi!
Vjen goditja e rëndë për drejtësinë e korruptuar në Kosovë, ambasadori amerikan kërkon veprime e jo fjalë të kota mashtrimi!

Ali Hertica

  • 25 January 2021 - 07:33

Shkruan: Ali Hertica

Vet fakti që asnjë qeveri deri më tani nuk tregoi gatishmëri për hartimin dhe miratimin e Ligjit të VETTINGUT si dhe ligjeve të tjera plotësuese në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dëshmon për mungesën e vullnetit politik në pastrimin dhe reformimin e institucioneve të inkriminuara te drejtësisë. Marrja e këtyre hapave kishte me qenë sinjal bindës për qytetarët dhe ndërkombëtarët se po tregohet vullneti politik për të sjell këtë vend në binarët normal të një shteti ku sundon rendi e ligji, dhe jo anarkia 20 vjeqare , prandaj është koha e fundit për të vepruar sepse SHBA-të dhe BE-ja në mënyrë konsistente ua kanë tërhequr vërejtjen organeve të drejtësisë që të merren me rastet e krimit të profilit të lartë!

Është një dobësi e madhe, madje e pa falshme që po e përcjell procesin e shtet ndërtimit të Kosovë, në fushën e fuqizimit të rendit dhe ligjit, shtetit të së drejtës, prandaj edhe jemi dëshmitar që miqtë tonë ndërkombëtar, vazhdimisht tërheqin vërejtjen dhe janë të zëshëm në adresimin e kritikave për mos funksionimin e pa varur, efikas dhe profesional të drejtësisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, hallka kryesore e shtetit të së drejtës. Proceset integruese në BE- nuk presin, madje jemi vonuar shumë në rrugëtimin tonë sa i takon përfarimit më të madh me BE-në sepse akoma nuk kemi liberalizim vizash. Prandaj duhet të merren seriozisht edhe mesazhet që ju përcollën krerëve të sistemit prokurorial të Kosovës nga Ambasadori amerikan Kosnet dhe nga përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog gjatë punimeve të fundit të Konferencës Vjetore të Prokurorëve.

Bazuar në mesazhet që u përcollën në këtë takim, duhet të kuptohet dhe merret seriozisht thellimi i reformës në sistemin e drejtësisë sepse është momenti I fundit që drejtësia Kosovare të “vet pastrohet” shumë shpejt dhe të vihet në funksion të interesit publik të së drejtës, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë ndikimi i politikës dhe lidhja me krimin e organizuar. Për të gjithë ata që i kanë dëgjuar ose lexuar komentet e ambasadorit amerikan kuptohet se ky ishte edhe mesazhi I qartë dhe I fuqishëm të cilin e dha para prokurorëve të shtetit, duke i porositur ata që të jenë të përkushtuar në zbatimin e ligjit, duke qenë në krye të detyrës krejtësisht të pa varur nga grupet e interesit, qofshin ato edhe grupe të krimit të organizuar, sepse nuk ka patriotizëm më të madh se të vendosësh rend dhe ligj për shtetin dhe qytetarët që ta kanë besuar përgjegjësin për të ndarë drejtësi. “Mos iu frikësoni llogaridhënies – përqafojeni atë. Kërkoni nga vetja, kolegët dhe prijësit tuaj që t’i përmbaheni standardit më të lartë ligjor dhe etik.

Mbroni me forcë të drejtat e viktimat dhe siguroni dinjitetin njerëzor për të akuzuarit. Kërkoni drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh pozitat e tyre në shoqëri”, është ky mesazh serioz me pak fjalë por që thotë shumë për të instaluar një shtet të mirëfilltë të së drejtës, është formula kryesore. Prandaj duke u ndërlidhur me këtë është adresuar edhe kërkesa e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog i cili tha se efikasitetin dhe llogaridhënien nga prokurorët nuk matet me numrin e aktakuzave të ngritura por me rastet e fituara dhe pasurinë e konfiskuar, të fituar kundërligjshëm nga kushdo qoftë. Institucionet e drejtësisë në Kosovë, por edhe politika qe udhëheq me shtetin duhet ti marrin seriozisht këto mesazhe nga miqtë ndërkombëtar sepse të gjithë jemi dëshmitar se gjatë gjithë kohës, para dhe sidomos tash 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Institucionet ndërkombëtare përmendin kriterin e luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit si kusht i radhës për liberalizim vizash por dhe për ecje në rrugën drejt BE-së.

Ndërsa krerët e institucioneve në deklaratat e tyre nëpër mediume sikur e minimizojnë këtë gjë. Në një shtet ku sistemi i drejtësisë është i kapur, ku sektorët e prokurimit të institucioneve qendrore dhe lokale janë të mbushur me njerëz të sjellë nga dora e fuqishme e politikës për të abuzuar me tenderë nuk mund të ketë proces të vazhdueshëm të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e me këtë nuk mundë të flasim për drejtësi të mirëfilltë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".