Sallahu i VV’së pas vendimit të Supremes: Keni qenë të ndikuar politikisht

  • S.A /
  • 30 January 2021 - 08:41
Sallahu i VV’së pas vendimit të Supremes: Keni qenë të ndikuar politikisht

Përfaqësuesi ligjor i VV’së, Blerim Sallahu ka thënë se Gjykata Supreme nuk është dashur të bëjë përulje ndaj kundërkushtetueshmërisë së një veprimi të Gjykatës Kushtetuese.

Sallahu ka shkruar në Facebook se Gjykata Supreme është ndikuar politikisht për vendimin e saj që ia dha të drejtë PZAP’së për të moscertifikuar kryetarin e VV’së, Albin Kurti.

“Pra, Gjykata Supreme duke argumentuar saktë hedh poshtë të gjitha vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pamundësinë e kandidimit. Ajo që nuk ishte dashur të bëj Gjykata Supreme, kishte të bënte me përuljen ndaj kundërkushtetutshmërisë së një veprimi të Gjykatës Kushtetuese që eliminon politikisht persona me peshë të jashtëzakonshme politike për të qenë pjesë e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.Sepse ky ka qenë rast ligjor më shumë se sa kushtetues.Turpi i juaj nuk do të harrohet, jo pse keni pasur të drejtë, por që keni qenë të ndikuar politikisht”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online )