Gjakovari rrah nënën e tij

  • E.K /
  • 03 February 2021 - 12:01
Gjakovari rrah nënën e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:30 kanë arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësorë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24’orësh të PK’së

(Kosova Sot Online)