49-vjeçarja masakrohet nga i shoqi pasi fitoi milionat në lotari

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 15:00
49-vjeçarja masakrohet nga i shoqi pasi fitoi milionat në lotari

Emma Brown, e cila fitoi 5.5 milionë paund në lotari është goditur me thikë në fytyrë nga bashkëshorti i saj.

49-vjeçarja u gjet me dëmtime të rënda në fytyrë, stomak dhe krahë në pronën e saj 700 mijë paundshe në Barry, South Wales, rreth orës 22:00.

Burri i saj 45-vjeçar, Stephen Gibbs, është akuzuar për “vrasje e mbetur në tentative” dhe do të dalë para gjykatës muajin tjetër.

Fqinjët e transportuan Emman në spital ndërsa e përshkruan atë si një grua miqësore, dhe që nuk kishte konflikte me askënd.

Ata shtuan se ajo më parë kishte punuar si zëvendësmenaxhere por e kishte ndaluar punën pasi fitoi lotarinë./A2CNN

(Kosova Sot Online)