TË KORRUPTUARIT 22 vjet në pushtet i frikësohen VETTING-ut ndëshkues, flasin për reforma fiktive mashtruese në sistemin e drejtësisë!

TË KORRUPTUARIT 22 vjet në pushtet i frikësohen VETTING-ut ndëshkues, flasin për reforma fiktive mashtruese në sistemin e drejtësisë!

Hajrullah Tërnava

  • 06 February 2021 - 08:37

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Populli nga këto zgjedhje pret ndryshime të theksuara e sidomos në luftimin e krimit në përgjithësi, prandaj si e vetmja shpresë që do ta luftoj krimin është qeveria në ardhje nga LVV, që deri më tani LVV nuk ka qenë e kriminalizuar, prandaj sondazhet po e tregojnë se kush do të jetë fituesi bindës në këto zgjedhje, dhe ligji i VETTINGU-ut te qytetarët është shpresa e vetme që i bënë të besojnë se do ta luftojnë krimin. Për këtë duhet ndryshime të kuadrove në institucionet e deri tashme të emëruara nga krimo mafia, në ato poste të larta që tani vendin e kanë prua në këtë situatë që qytetarit ia kanë humbur shpresën për të jetuar në Kosovë kështu që vetëm VETTINGU është shpresa e spastrimit njëherë e përgjithmonë në këtë vend.

Tema e sundimit të ligjit dhe VETTINGU do të mbetet i detyrueshëm në drejtësi dhe jo vetëm, por edhe pika më sfiduese dhe e frikshme e partive politike, për ta përfshirë në programin e tyre qeverisës, në qeverinë që do të del pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Përveç VETËVENDOSJES e cila që në fillim të mandatit e pati filluar procedurën për ta hartuar projekt-dokumentin dhe referencat për modelin e Ligjit Vetting, subjektet tjera politike janë duke bërë fushatë të rrejshme e mashtruese me këtë temë që është çelësi i reformës në sistemin e drejtësisë.

Përfaqësuesit e tri partive politike që bashkë qeverisën në mandatin e fundit, LDK-AAK dhe Nisma, theksojnë se Vettingu nuk është ndonjë masë, nuk është as ndëshkim, por Vettingu është proces i rishikimit dhe vlerësimit, rritjes së përgjegjësisë e llogaridhënies, përmes të cilit synohet avancimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Sipas ish pushtetarëve PDK-LDK dhe të tjerët, VETINGU duhet të jetë një proces i cili nuk ka si synim ndjekjen, degradimin e as përjashtimin e askujt, por mbështetjen dhe mobilizimin e sistemit te drejtësisë dhe bartëseve të tij, rritjen e efikasitetit, dhe përfundimisht, kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Ata theksojnë se në këtë kuadër, pas procesit të rishikimit funksional, dhe rekomandimeve të dala nga ky proces, Kosova gjatë qeverisjes së PDK-së, LDK-së apo AAK-së do ta ketë të kompletuar bazën ligjore për themelimin e Gjykatës Komerciale (Ekonomike), gjykatë e cila do të lehtësoj jashtëzakonisht shumë zhvillimin e biznesit në Kosovë, duke përfshirë edhe rritjen e sigurisë për investimet e huaja në vendin tonë. Prandaj, sipas programit të këtyre partive politike, duke e trajtuar këtë proces me profesionalizëm e seriozitet, duke e rritur efikasitetin në sistemin e drejtësisë, do të ndihmohet në zhvillimin ekonomik dhe me këtë do të rritet edhe mirëqenia e qytetarëve të vendit dhe fuqizohet sundimi i ligjit! Kjo qasje dhe shpjegimi sikur e bëjnë këto parti, është një qasje tepër skandaloze, mashtrim i radhës me premtimin e kamufluar për kinse VETTING pa ndëshkim të gjyqtarëve e prokurorëve aktual të tej korruptuar e të pasuruar në mënyrë të pa ligjshme, dhe duke nxjerr si risi vetëm formimin e një Gjykate të veçantë për fushën e te bërit biznes, Gjykatë Komerciale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".