PZAP gjobit partitë politike me 31 mijë e 900 euro, PDK’ja dënohet më së shumti

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 19:30
 PZAP gjobit partitë politike me 31 mijë e 900 euro, PDK’ja dënohet më së shumti

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se janë shqyrtuar nëntë ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore. Pas shqyrtimit të nëtnë ankesave, shtatë nga do i ka pranuar. Rrjedhimisht, PZAP ka gjobitur partitë politike me 31 mijë e 900 euro.

Partia që më së shumti është gjobitur është PDK’ja, e cila detyrohet të paguajë gjobën prej 20 mijë eurove.

Pas PDK’së vjen VV’ja që është gjobitur me 7 mijë e 200 euro. Pastaj, LDK’ja është gjobitur me 2 mijë euro. AAK’ja është gjobitur me 1 mijë e 500 euro dhe në fund Lista Serbe është gjobitur me 1 mijë e 200 euro.

Llojet e ankesave kanë qenë të ndryshme, si: Vendosja e pankartave në hapësirat e subjekteve tjera publike, përdorimi i gjuhës së urrejtjes, mbajtja e tubimeve publike pa paralajmërim, vendosja e shiritave të kuq etj.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Njoftim lidhur me ankesat e vendosura nga PZAP-i që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës te 14 shkurtit 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur  me datën 12.02.2021, ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura nga subjektet politike dhe akter tjerë në zgjedhje si në vijim:

Drejtoria e Inspeksionit Drenas, ka paraqitur tri (3) ankesa, një (1) ankesë kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK dhe një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV).

Lëvizjes Vetëvendosje!, ka paraqitur tri (3) ankesa, një (1) ankesë kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK dhe një (1) ankesë kundër Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ).

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje!

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ), ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje!

Za Slobodu, Pravdu i Opstanak, ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lista Serpska.

Prej 9 ankesave të shqyrtuara PZAP-i ka marre vendim qe 7 ankesa ti pranoj të bazuara, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar dhe 1 ankesë e ka hedhur të palejuar.

AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,500.00 euro,

PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro,

LDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000.00 euro,

LVV i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 7,200.00 euro,

Lista Serpska i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,200.00 euro

Gjithsejtë ne seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 31,900 euro

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës

Vendosja e posterave ne rruge publike

Përdorimi i gjuhës se urrejtjes

Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

Vendosja e shiritave të kuq në  rrugë

Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

Vendosja e posterave në objekte publike.

Vendosja e grafiteve në objekte publike

Vendimet e sotme lidhur me ankesat e shqyrtuara nga PZAP-i mund ti gjeni në faqen zyrtare të PZAP-it.

Ju faleminderit per bashkëpunim.

(Kosova Sot Online)