Banorët në Debëlldeh të Vitisë, ankohen se për shkak të borës nuk po arrijnë të dalin në votime

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 10:27
Banorët në Debëlldeh të Vitisë, ankohen se për shkak të borës nuk po arrijnë të dalin në votime

Në fshatin Debëlldeh të Vitisë, raportohet se banorët janë duke pasur vështirësi për të dal në votim për shkak të rrugës së bllokuar pas reshjeve të borës.

Banorët kërkojnë ndihmën e komunës. Mehmet Rrahmani banor i Debelldehut, ka thënë se gjendja në fshatin e tyre është e rëndë dhe banorët janë duke pasur teper të vështirë qarkullimin.

Ai ka thënë se është vëzhgues në zgjedhje, dhe nuk ka mundur me kohë të shkojë në qendën e votimit shkaku i rrugës së pa kalueshme.

Ndërsa në komunën e Vitisë kanë thënë se kompania e kontrakuar është duke punuar në pastrimin e rrugëve në fshatra.

Sipas tyre do të intervenojnë edhe në fshatrat malore në Debëlldeh dhe në Bozovik, për shkak se atje gjendja është më e vështirësuar si pasojë e borës që ka rënë gjatë natës.

(Kosova Sot Online)