Një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohen nga policia

  • E.K /
  • 15 February 2021 - 11:42
Një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohen nga policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën kanë arrestuar dy persona, një shtetas të Kosovës dhe një të Serbisë, pasi të njëjtit kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi.

Vetura e dyshuar është sekuestruar, kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njeri shtetas i Kosovës tjetri shtetas i Serbisë të cilët me një veturë me targa të Serbisë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin Kosovë –Serbi. Vetura e dyshuar është sekuestruar, kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)