Në Mitrovicë, Bedri Hamza del më i votuar se kandidati për kryeministër

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 14:47
Në Mitrovicë, Bedri Hamza del më i votuar se kandidati për kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në Mitrovicë, me gjithsej 7 mijë e 775 vota. Kandidati më i votuar nga mitrovicasit është Bedri Hamza, me 4 mijë e 593 vota në total.

Numri katër në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka kaluar me vota kandidatin për Kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhajn.

Hamza ka marrë gjithsej 4 mijë e 593 vota në Mitrovicë, derisa Hoxhaj 4 mijë e 95.

Pas Hoxhajt renditet Rrustem Musa me 3 mijë e 69 vota, pasuar nga Vesa Broja me 2 mijë e 602.

Vota në Mitrovicë kanë grumbulluar edhe përfaqësuesit tjerë që vijnë nga kjo komunë.

Valdete Idrizi ka marrë 2 mijë e 113 vota, Donjet Bislimi 2 mijë e 113 e Bekim Haxhiu 1 mijë e 71 vota.

(Kosova Sot Online)