Vuçiq fton mbledhje urgjente: Temat kryesore Kosova dhe Sprska

  • E.K /
  • 23 shkurt 2021 - 11:19
Vuçiq fton mbledhje urgjente: Temat kryesore Kosova dhe Sprska

Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e Aleksander Vuçiqit, do të mbajë sot mbledhjen e kryesisë, në të cilën pritet të shqyrtohet situata aktuale politike në vend dhe regjion.

Sipas mediave serbe  tema kryesore do të jenë Kosova dhe Srpska, shkruan “Novosti”.

Sipas burimeve të gazetës, mbledhja e kryesisë së SNS do drejtohet nga lideri i saj Vuçiq ndërsa do të shqyrtohet gjendja në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare dhe në këtë kontest do të shqyrtohet edhe vizita e paralajmëruar e të dërguarit special për dialog, Mirosllav Lajçak në javën që vjen.

Po ashtu, në takim pritet të bisedohet edhe rrethanat në BeH, përkatësisht në Srpska dhe analizimi i rokadës së mundshme të përfaqësuesit të lartë, pasi talenti Incka pritet të zëvendësohet nga gjermani Kristian Shmit.

Në këtë takim të pritet që të bisedohet edhe rreth zgjedhjeve pasuese lokale në Kosjeriq, Preshevë dhe Zajeçar.

(Kosova Sot Online)