Revokohet urdhër-arresti për Radojçiqin, ish-prokurori Hoxha thotë se ka mbetur i habitur nga ky vendim

  • A.P /
  • 01 March 2021 - 20:22
Revokohet urdhër-arresti për Radojçiqin, ish-prokurori Hoxha thotë se ka mbetur i habitur nga ky vendim

Prokurori që e lëshoi urdhër arrestin, Sylë Hoxha, thotë se ka mbetur i habitur nga ky vendim

Janë të gjithë të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Por kreu i tyre, i cili dyshohet për organizimin e këtij grupi kriminal, asnjëherë nuk doli para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kjo për faktin se Milan Radojçiq, për të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës kishte lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2019, kishte ikur në shtetin serb, të cilët asnjëherë nuk e ekstraduan.

Megjithëkëtë, diçka e pazakontë ndodhi 2 vite më pas.

Gjykata Themelore revokoi urdhër arrestin ndaj Radojçiqit, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale.

Aktvendimi i Gjykatës

Gjykata më datë 19.02.2021 e ka pranuar kërkesën për tërheqjen e urdhër arrestit nga Prokuroria Speciale të datës 19.02.2021 me arsyetimin se duke u bazuar në të dhënat e raportit të Policisë së Kosovës për përfshirjen e të dyshuarit Milan Radoiçiq në kryerjen e veprave tjera penale dhe fakti se që nga koha e lëshimit të urdhër-arrestit të parë, nuk ka mundur që i dyshuari të sillet para organeve të drejtësisë, respektivisht në Prokurorinë Speciale, për shkaqe teknike dhe taktike të hetimit më të mirë të veprave penale e që dyshohet se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e tyre

Ndërkohë, prokurori i cili kishte lëshuar fletë-arrestin, porse tashmë është në pension, Sylë Hoxha, ka mbetur i habitur nga ky vendim i Prokurorisë Speciale.

Reagim të ashpër për këtë ka pasur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ish ministrja e drejtësisë nga ky subjekt politik, Albulena Haxhiu, thotë se këto janë përpjekje të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që këtë krim të ua veshë shqiptarëve.

Ndërkohë vetëm 2 muaj më parë, presidenti serb kishte pritur në takim në Beograd të dyshuarin kryesor për vrasjen e Ivanoviqit, Milan Radojçiq.

Tash, ky po thotë se e dinin nga fillimi që Radojçiq nuk ishte fajtor.

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Kam lexuar lajmet, por nuk jam i sigurt se çfarë saktësisht ka ndodhur atje, sepse nuk e besoj kurrë derisa të kalojnë disa ditë. Ne e dinim prej fillimit se ai nuk mori pjesë në vrasjen e Radoiçiq.

Kohë më parë, Milan Radoicicin e kishte pritur në takim edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj.

(Kosova Sot Online)