Lajçak takohet me Kosnett, riafirmohet mbështetja e SHBA’së për BE’në në dialogun Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 01 mars 2021 - 20:39
Lajçak takohet me Kosnett, riafirmohet mbështetja e SHBA’së për BE’në në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i SHBA’së në Ksoovë, Philip Kosnett, është takuar me të Dërguarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Kosnett ka thënë se BE’ja e ka mbështetjen e plotë të SHBA’së në ndërmjetësimin e dialogut mes këtyre dy vendeve. Ai po ashtu shtoi se qëllimi i këtij dialogu do të jetë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë për të dyja vendet.

“Në takimin e sotëm me Miroslav Lajcak, riafirmova mbështetjen e SHBA-së për një bashkëpunimi, për dialogun, të udhëhequr nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë Euro-Atlantik nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett.

Lajcak po qëndron në Kosovë në një vizitë tre ditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit.

Ai është takuar sot me liderin e VV’së, Albin Kurti. Lajcak nuk ka folur për medie pas takimit. Kurti në anën tjetër tha se nuk është lëkundur nga qëndrimet e tij se dialogu nuk është prioritet i tij. 

(Kosova Sot Online)