
Lexoni edhe:
Vrasja e Sofisë, çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë
Analisti politik, Rron Gjinovci, ka thënë se Kosova duhet të mbajë qëndrim kundër njohjes së Palestinës, duke, siç thotë ai, “ia kthyer me të njëjtën goditje”.
Ai këto deklarime i bëri teksa diskutoi për çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit, çështje kjo që ngriti polemika kohëve të fundit.
Vrasja e Sofisë, çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë
Lexoni edhe:
“Nuk më doket fare imorale që Kosova me hapë ambasadën në Jerusalem, nëse kjo është dobiprurëse për Kosovën”, ka deklaruar ai.
“Turqia është një vend i rëndësishëm në Kosovë, një prej eksportuesve ma të mëdhenj në Kosovë. Por unë mendoj, se ne nuk i kemi borxh Turqisë për çështjen e politikave të jashtme, nëse kjo nuk është interes gjeostrategjik, na s’kemi përse me hi në lojërat e Lindjes së Mesme”, ka shtuar ai.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një letër që ia ka dërguar kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ka kërkuar që të mos vendoset ambasada e Kosovës në Jerusalem.
Në anën tjetër, kryeministri i Izraelit, e ka ftuar Kurtin nëpërmjet një letre pak më herët që ta inaugurojnë së bashku ambasadën e Kosovës atje.
(Kosova Sot Online)