Nesër dhe pasnesër mot i ngrohtë, këto janë temperaturat

  • A.P /
  • 02 March 2021 - 18:16
Nesër dhe pasnesër mot i ngrohtë, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht pranveror.

“ Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit. Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. “, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes

(Kosova Sot Online)