Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

  • A.P /
  • 02 March 2021 - 22:00
Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se të gjithë kandidatët pretedent për kryetar të LDK-së, është dashur të japing dorëheqje nga kjo parti.

E pyetur a duhet edhe Lumir Abdixhiku të japë dorëheqje nga LDK-ja, Tërmkolli ka thënë që edhe ai duhet të largohet.

“Pse kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në? Kush e ka sjell Lumirin aty? Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”, ka thënë Tërmkolli.

Ajo ka thënë se në LDK ka ende shumë, siç i quan ajo, profiterë që shikojnë interesat e tyre dhe “nuk iu intereson fati i LDK-së”.

(Kosova Sot Online)