Policia rrethon komunën e Pejës , Muhaxheri: S’ka asnjë aksion, Vetëvendosje po “xhiron film”

  • E.K /
  • 05 March 2021 - 14:02
 Policia rrethon komunën e Pejës , Muhaxheri: S’ka asnjë aksion, Vetëvendosje po “xhiron film”

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë sot pranë oborrit të komunës së Pejës, duke siguruar këtë objekt.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë, se policia nuk është duke zhvilluar asnjë aksion aty, por është vetëm duke e siguruar objektin.

Kjo pasi që sipas tij, Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, që gjendet në opozitë është duke e zhvilluar aty një aksion.

Këtë aksion të tyre Muhaxheri e cilësoi si një “film”.

“Vetëvendosje në Pejë, Dega këtu është duke e xhiruar një ‘film’, dhe policia po i  asiston ata, po shohin se çfarë po bëjnë”, ka thënë Muhaxheri

(Kosova Sot Online)