E thotë eksperti i së drejtës: Me spektakle të porositura nga krimo-politika nuk luftohet krimi e korrupsioni 20 vjeçar!

E thotë eksperti i së drejtës: Me spektakle të porositura nga krimo-politika nuk luftohet krimi e korrupsioni 20 vjeçar!
E thotë eksperti i së drejtës: Me spektakle të porositura nga krimo-politika nuk luftohet krimi e korrupsioni 20 vjeçar!

Hasan Preteni

  • 05 March 2021 - 13:43

Shkruan: Hasan Preteni

Njerëzit e njëjtë tanime te inkriminuar me metoda te njëjta nuk munden te sjellin ndryshime. Kjo kasta e hetuesisë e dështuar qe 20 vite nuk mundë të sjellin ndryshimin, po i ndërmarrin disa veprime por kjo është e kotë. Edhe në të kaluarën ka pasur kinse fillim të hetimeve me pompozitet e spektakle, janë sensibilizuar mediat e kontrolluara nga politika, u poziciononin ato para ndërtesave të institucioneve nga nxirreshin zyrtare të prangosur dhe çka ka ndodhur pastaj. Asnjë nga këto raste nuk përfundoi me aktgjykim dënues. Spektakël i porositur nga krimo-politika mashtruese.

-Tani u ndërmorën dy veprime kinse po fillojmë luftën serioze, jo, ky është tentim mashtrimi. Po tentojnë të ju vardisen pushtetarëve të rinj apo po lajne hesape e po hakmerren për arsye personale. Kryeprokurori doli para mediave me detyrim, shikimi e tradhtoi keq dhe dukej si të dilte para skuadrës së ekzekutimit, afër tij polici tanime i shumepërfolur dhe i dëshmuar si pjesë e krimit dhe nentokes. Për subvencionet është folur qe 10 vite, ka pasur edhe deputet që traktorin e tretë e ka marr nga shteti. Skema e subvencioneve, lexo me kujse “ e krimit të organizuar”, është e njëjta gje në të gjitha sektoret.

Sistemi, principi i njëjtë ndryshojnë vetëm nuancat. Krimi i organizuar eshte kur dikush e bënë projektin, dikush e gjen lidhjen, dikush i jep lekët e dikush kinse përfiton!. Rezultati i njëjtë, përfitojnë vetem kriminelët ( zyrtarët e mbështetur nga krimo-politika) mashtrohen bizneset dhe gjithnje humbin qytetarët dhe shteti. Nuk ju besohet këtyre keqbërësve me dekada. Një prokuror i Prokurorisë Themelore e arreston të parin e administratës së Këshillit Prokurorial ose (te mini-qeverise prokuroriale) çka nuk e ka dëgjuar i gjori, në publik nuk doli informacioni se përse po akuzohet! Fatkeqesisht , Prokuroria Speciale është formuar vetem për t’i hetuar ata që e pengojnë “krimo-politikën” dhe për t’i treguar politikës se kush po hetohet qe te kujdesen per prishjen e provava. Pushteti i ri me duar te pastra nuk duhet të ju besoj këtyre veprimeve mashtruese të hetuesisë se kapur, janë të vonshme, te stisura e të orkestruara dhe kryesisht hakmarrëse . Leka me shefin e hetuesisë policore në shtëpi -në burg e pastaj vazhdojmë!...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".