Nis ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK’së në misionin e parë paqësor jashtë vendit

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 11:54
 Nis ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK’së në misionin e parë paqësor jashtë vendit

Sot ka nisur ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit.

Ceremonia e cila po mbahet në sallën e sporteve në kazermën “Adem Jashari“, në Prishtinë, rreth vetës ka mbledhur komandanten supreme të FSK-së, u.d e presidentes Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Forcës, Anton Qunin.

Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, tha se ndihet e nderuar që është duke përcjellur kontingjentin e parë në Kuvajt.

 “Mesazhi për ta dhënë në këtë ditë historike është Zoti ju ruajt dhe faleminderit. Ndihem e nderuar sot që në cilësinë e komandetes supreme të FSK-së te jem këtu bashkë më ju në përcjelljen e kontigjentit të parë për Kuvajt”, tha ajo

Osmani tha se këta djem sot po e shkruajnë historinë e re të Kosovës, megjithëse një gjë e tillë u nis nga UÇK-ja, më pas nga Trupat Mbrojtëse e sot nga FSK’ja, që ndikon në paqen botërore.

(Kosova Sot Online)