
Lexoni edhe:
Kosova urgjentisht duhet të krijoj një strategji për politikën e saj të jashtme dhe dialogun me Serbinë
Edhe pse spitali i Lezhës ende nuk ka një pavion për të trajtuar të sëmurët me Covid-19, atje nuk mungojnë personat të cilët kanë marrë mjekim për koronavirusin.
Numri i pacientëve me koronavirus vijon të mbetet i lartë dhe kjo gjë i detyron familjarët e tyre që çdo medikament ta marrin jashtë dyerve të spitalit.
Familjarët shprehen mjaft të shqetësuar në Abc se kostoja është jashtëzakonisht e lartë për tu përballuar.
Vetë mjekët kanë pranuar trajtimin e pacientëve me Covid në spitalin e Lezhës, pasi këta të fundit nuk kanë pranuar të shkojnë në spitalet e Covid në Tiranë.
Nga autoritetet nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar për mungesën e pavionit Covid në Lezhë.
(Kosova Sot Online)