Kosova urgjentisht duhet të krijoj një strategji për politikën e saj të jashtme dhe dialogun me Serbinë

Kosova urgjentisht duhet të krijoj një strategji për politikën e saj të jashtme dhe dialogun me Serbinë
Kosova urgjentisht duhet të krijoj një strategji për politikën e saj të jashtme dhe dialogun me Serbinë

Gurakuç Kuçi

  • 09 March 2021 - 13:34

Shkruan: Dr. Gurakuç Kuçi

Kosova po hyn në plot faza vendimtare, qysh tani po vërehet një heqje presioni mbi çështje destabiliteti, por kjo shumë shpejt mund të humbet posa të merret qeveria nëse qysh në 100 ditët e para nuk do te tregohet me efikasitet dhe zhdërvjelltësi. Kosova urgjentisht duhet të krijoj një strategji për politikën e saj të jashtme dhe dialogun me Serbinë. Po ashtu urgjentisht duhet ta rishikoj çdo marrëdhënie diplomatike me çdo shtet që ta avancojë atë, për shkak se gjithë këto vite ne kemi marrëdhënie shumë të ftohta apo fiktive me shtetet të cilat na kanë njohur për fajin tonë.

-Përfaqësuesi Special të Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mattheu Palmer, tani është zëvendësuar nga Molly Montgomeri. Kjo e fundit e njeh Ballkanin mjaft mirë, pasi ka qenë ambasadore në Sarajevë dhe po ashtu me çështje të Evropës Lindore në Departamentin e Shtetit ka punuar për më shumë se 10 vjet dhe ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e Medllin Ollbrajt (Madeline Albright). Andaj, kemi akoma për të mësuar mbi qasjen reale të Bidenit për Evropën e Kosovën.

Intervista e fundit e Palmerit bashkë me Lajçakun nga BE-ja, folën për një qasje të re pas ndryshimit të administratave në SHBA dhe se bashkëpunimi i tyre ishte në një nivel “krah për krah”.

Por, letra e Presidentit të SHBA-së drejtuar Vuçiqit të Serbisë është e drejtuar në formë diplomatike edhe për Kosovën, që të dyja palët kanë kohë një mandat të presidentit të SHBA-së për të rënë dakord për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që për përfundim ka njohjen. Por, edhe Palmer edhe Lajçak shprehën një pajtueshmëri mbi renditjen e pikave me prioritet që ka bërë kryeministri potencial Albin Kurti.

Të dyja palët kanë investuar shumë në Kosovë dhe të dyja palët ashtu si fituesit e zgjedhjeve e dinë se në tavolinën e bisedimeve ka shumë rëndësi kredibiliteti i shtetit si një shtet stabil, ligjor, modern dhe i mirëqenies. Andaj, për të gjitha këto duke përfshi edhe dialogun ka kohë të mjaftueshme dhe ndihmë të mjaftueshme nga jashtë për Kosovën nëse qeveria e ardhshme e merr seriozisht reformimin dhe zhvillimin e vendit dhe angazhon njerëz meritokrat në gjitha lamitë. Përveç, tjerash suksesi i këtyre të fundit varet edhe nga aftësia e tyre për të krijuar unitet dhe për të lënë arrogancën anash.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".